Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak është takuar me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Lajcak përmes në postimi në rrjetin social “Twitter”, ka thënë se është jetik orientimi i qartë i Malit të Zi drejt BE-së , përcjell Demokracia.com.
“Mirënjohës për diskutimin shumë të qartë dhe të hapur me zëvendëskryeministrin, Dritan Abazoviq, rreth zhvillimeve të fundit në Malin e Zi. Theksova që është jetike mbajtja e një orientimi të qartë strategjik drejt BE-së”, ka shkruar Lajcak.
Kujtojmë se Lajçak të mërkurën do të jetë për një vizitë tre-ditore në Kosovë, pas së cilës do të nisej për në Beograd./Demokracia.com/
Grateful for a very insightful and open discussion with DPM @DritanAbazovic about the current developments in Montenegro. I stressed that maintaining a clear strategic orientation towards the EU is crucial. https://t.co/pbqe8Vm5qr
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 14, 2021