Lajme
Lajçak takohet me Sarrazin, koordinohen për dialogun Kosovë-Serbi
Demokracia
18:29 | 02 Shkurt 2023

Share:

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në përpjekjen e vazhdueshme për t’i koordinuar veprimet për dialogun ndërmjet dy vendeve, ka takuar mbrëmë diplomatin gjerman dhe të dërguarin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Diplomati sllovak ka falënderuar Gjermaninë për mbështetje në këtë proces.

“Dje pata gjithashtu një diskutim të rëndësishëm me drejtorin politik dhe të dërguarin e Ballkanit Perëndimor, Sarrazin për gjendjen e lojës dhe hapat e ardhshëm në dialog. Faleminderit për mbështetjen e fortë dhe të zëshme gjermane në punën time dhe përkushtimin e plotë në përpjekjet tona të përbashkëta”, ka shkruar Lajçak sot në Twitter.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë dialog në Bruksel, i cili ka rezultuar me nënshkrimin e 33 marrëveshjeve, shumica prej të cilave nuk janë zbatuar. Dialogu që është riaktivizuar së fundit synim normalizimin e raporteve ndërmjet dy shteteve.

 

Të ngjashme