Lajme
Lajçak takohet me opozitën serbe
Demokracia
17:58 | 13 Mars 2023

Share:

Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është takuar sot në selinë e Delegacionit të BE-së në Beograd me përfaqësuesit e partive opozitare pro-evropiane për t’u prezantuar atyre propozimin evropian për çështjen e Kosovës.

Në takimin me Lajçakun morën pjesë kryetari i Partisë Liri dhe Drejtësi, Dragan Gjilas, kryetari i Partisë Demokratike Zoran Lutovac, kryetari i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, Pavle Grboviq, bashkëkryetari i partisë “Zajedno” Nebojsha Zelenoviq, Radomir Lazoviq i Lëvizjes “Ne Davimo Beograd” dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Popullore, Stefan Jovanoviq, transmeton Demokracia.com.

Pak më herët Lajçak ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është parakusht për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Lajçak ishte në Prishtinë javën e kaluar, ndërsa këtë javë do të jetë në Beograd për dy ditë para takimit të së shtunës në Ohër mes Vuçiqit dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. /Demokracia.com/

Të ngjashme