Lajme
Lajçak takohet me Listën Serbe
Demokracia
15:00 | 11 Maj 2023

Share:

Filloi takimi i të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me të përfaqësuesit e Listës Serbe.

Takimi po zhvillohet në Shtëpinë e Evropës në veri të Mitrovicës.

Nga Lista Serbe në takim po marrin pjesë Milan Radojeviq, ish-kryetar i Mitrovicës, Dragisha Milloviq, ish-kryetar i Zveçanit, Serxhan Vulloviq, ish-kryetar i Zubin Potokut, Ivan Todosijeviq, ish-deputet dhe Igor Simiq, ish-deputet.

Lajçak po qëndron në veri të Mitrovicës pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës dhe pas atij me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza./KosovaPress

Të ngjashme