Lajme
Lajçak takohet me kryediplomatin grek, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi
Demokracia
14:27 | 10 Korrik 2021

Share:

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Dendias përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se me Lajçak kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Patën një takim në Forumin e Dubrovnikut me Përfaqësuesin Special të BE-së, Mirsolav Lajçak. Ne diskutuam për perspektivën e Ballkanit Perëndimor, si dhe për zhvillimet e fundit në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd”, ka shkruar Dendias./Demokracia.com/

Të ngjashme