Lajme
Lajçak publikon një foto me Escobarin: Rrugës për në Kosovë
Demokracia
15:26 | 31 Janar 2022

Share:

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka postuar një fotografi me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Gabriel Escobar, duke treguar se janë rrugës për në Kosovë.

“Rrugës për në Kosovë!”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Lajçak dhe Escobar së pari do të shkojnë në Presidencë te shefja e shtetit, Vjosa Osmani. Takimi është paraparë të zhvillohet në orën 16:00.

Pas presidentes, të dy diplomatët do të takohen me kryeministrin Albin Kurti në orën 17:00.

Kurti konfirmon kohën kur do të takohet me Escobarin e Lajçakun

Të ngjashme