Lajme
Lajçak përsëri reagon për hartën: Ja pse dialogu mes Kosovës e Serbisë është kaq i rëndësishëm
Demokracia
08:01 | 26 Shkurt 2021

Share:

Emisari special i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë edhe një tjetër reagim ndërsa përmend rëndësinë e normalizimit të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.

Kjo pas reagimeve të shumta që pasuan drejt tij, lidhur me paraqitjen e tij në një intervistë, ku prapa tij figuronte një hartë, e cila e bënte Kosovën pjesë të Serbisë.

”Dhe sot është një shembull pse Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kaq i rëndësishëm. Kështu që çështje të ngjashme nuk do të shkaktojnë më keqkuptime”, shkruan Lajçak në llogarin e tij në Twitter, përcjell Demokracia.com

Të ngjashme