Lajme
Lajçak përfundon takimin me Vuçiqin, tregon se për çfarë biseduan
Demokracia
23:12 | 02 Shkurt 2022

Share:

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsollav Lajçak ka dhënë detaje pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. 

Lajçak përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se me Vuçiq pati një diskutim konstruktiv dhe thelbësor në lidhje me dialogun mes dy vendeve, përcjell Demokracia.com.

“Sapo përfundova një diskutim konstruktiv dhe thelbësor me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, në Beograd për rrugën përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Lajçak.

Vuçiq, përveç Lajçakut e ka takuar edhe emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajçak dhe Escobar kanë qëndruar në Kosovë për tre ditë ku janë takuar me liderët e shtetit dhe krerët e partive opozitare./Demokracia.com/

Të ngjashme