Lajme
Lajçak për raundin e ri të bisedimeve: Ka shumë çështje urgjente për t’u diskutuar
Demokracia
09:39 | 07 Shtator 2021

Share:

Sot, në Bruksel do të nisë raundi i ri i bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Takimi do të jetë në nivel ekspertësh.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, para takimit përmes një postimi në Twitter ka thënë se ka shumë çështje urgjente për t’u diskutuar.

“Sot dhe nesër, unë do të mbaj takime me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga Kryenegociatorët e tyre Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. Ka shumë çështje urgjente për t’u diskutuar dhe unë pres të gjej një mirëkuptim të përbashkët në rrugën përpara”, ka shkruar Lajçak.

Ndryshe, zëvendëskryeministri kosovar Besnik Bislimi do të takohet gjatë ditës së sotme me drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq derisa nikoqir është Emisari Special i BE-së për dialog Miroslav Lajçak. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme