Lajme
Lajçak për marrëveshjen e Ohrit: Pas 12 orësh negociata, palët u angazhuan që të respektojnë të gjitha nenet e marrëveshjes
Demokracia
22:11 | 19 Mars 2023

Share:

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për “javën e dialogut” ndërmjet Serbisë dhe Kosovës drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre.

Lajçak foli edhe për takimin në Ohër, i cili tha se pas 12 orësh negociata intensive, të dy u angazhuan plotësisht që të respektojnë të gjitha nenet e marrëveshjes dhe t’i zbatojnë detyrimet përkatëse në mënyrë të duhur dhe në mirëbesim.

“Gjatë takimit të thirrur nga Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell dhe unë, liderët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për aneksin zbatues të Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Pas 12 orësh negociata intensive, ata të dy u angazhuan plotësisht për të respektojnë të gjitha nenet e marrëveshjes dhe për të zbatuar detyrimet e tyre përkatëse në mënyrë të duhur dhe në mirëbesim. Ishte mirë të shihje se javët e përgatitjeve dhanë rezultat.” – ka thënë ndër të tjera Lajçak në Facebook.

Kujtojmë se pas një takimi gati dymbëdhjetë orësh në Ohër të shtunën, Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për një aneks zbatues të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Aty thuhet se Kosova dhe Serbia pranojnë se çdo mosrespektim i detyrimeve të tyre nga marrëveshja, kjo aneks ose marrëveshjet e kaluara të dialogut mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta negative për proceset e tyre përkatëse të anëtarësimit në BE dhe ndihmën financiare që marrin nga BE-ja.

Të ngjashme
Lajme • 29 Mars 2024