Lajme
Lajçak për Ahtisaarin: Gjigant i politikë së jashtme, tha se paqja është çështje vullneti, kjo mbetet më e vërtetë se kurrë
Demokracia
11:15 | 16 Tetor 2023

Share:

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur i pikëlluar nga vdekja e ish-presidentit finlandez, laureatit të Çmimit Nobel për Paqe, Martti Ahtisaari.

Lajçak tha përmes një postimi në Twitter se Ahtisaari ishte “një gjigant shumë i respektuar i politikës së jashtme”.

“I pikëlluar thellë për ndarjen nga jeta të ish-presidentit 🇫🇮 dhe laureatit të Nobelit, Martti Ahtisaari. Një gjigant shumë i respektuar i politikës së jashtme, i vlerësova pa masë njohuritë, vizionin dhe vlerësimet e tij”, shkroi Lajçak.

“Ai dikur tha se paqja është çështje vullneti. Kjo mbetet më e vërtetë se kurrë”, shtoi diplomati europian.
#

Të ngjashme