Lajme
“Dialog gjithandej” | Kurti kudo që shkon e bënë Kosovën pjesë të negociatave, edhe në ishujt grek flet me Lajçakun
Demokracia
09:48 | 18 Korrik 2023

Share:

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar për takimin që ka zhvilluar të hënën me kryeministrin Albin Kurti në Greqi, ku po mbahet edicioni i 25-të i Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI.

Lajçak ka thënë se me Kurtin kanë pasur një diskutim të dobishëm për situatën aktuale në veri të Kosovës si dhe rrugën përpara drejt shtensionimit.

“Në Simpoziumin e Symit të këtij viti, pata një diskutim të dobishëm me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe rrugën përpara drejt de-eskalimit si dhe zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të Dialogut”, ka shkruar emisari në Twitter.

Të ngjashme