Lajme
Lajçak pas takimeve me Bislimin e Petkoviqin: Palët do të takohen sërish javën e ardhshme
Demokracia
17:59 | 18 Prill 2024

Share:

Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas takimit të sotëm në Bruksel.

Ai ka njoftuar se edhe javën tjetër do të ketë takim për të vazhduar përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje të përkohshme për personat që janë prekur nga vendimi i BQK-së.

“Sot kam zhvilluar disa takime bilaterale me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar diskutimet për gjetjen e një zgjidhje të përkohshme për ata që janë më të prekur nga vendimi i BQK’së. Palët u pajtuan që të vazhdojnë përpjekjet tona javën e ardhshme bazuar në propozimet konkrete të tekstit”, ka shkruar Lajçak në “X”.

Pas takimit, Bislimi tha se pala serbe kishte shkuar në kryqendrën europiane pa ide për trajtimin e një propozimi fillestar që e kishte sjellë në tavolinë ndërmjetësi Lajçak.

“Ky takim mund të quhet si takim i kotë, pa rezultat, dhe ndoshta si sukses i politikës penguese të palës serbe”, tha ai.

Petkoviq, ndërkaq tha se bëri gjithçka për ta gjetur një zgjidhje dhe se kishte “një propozim konstruktiv” që sipas tij, Lajçak e vlerësoi si “shumë të mirë për vazhdimin e bisedimeve”.

Të ngjashme