Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dalë me një njoftim për takimin që pati sot me përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës.
Lajçak në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka treguar arsyen se pse e ka zhvilluar këtë takim me serbët e veriut.
“Para se ta lë Kosovën sot, u takova me përfaqësuesit e komunitetit serb të Kosovës për të dëgjuar prej tyre rreth zhvillimeve të fundit dhe tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak.
Before leaving Kosovo today, I met with representatives of the Kosovo Serb community to hear from them about the recent developments and tensions in the north of Kosovo. pic.twitter.com/otq40p9pkt
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 25, 2022
Pas takimeve që pati me krerët e institucioneve të Kosovës, Lajçak bashkë me emisarin amerikan Gabriel Escobar sot shkuan në veri të vendit.
Sot pasdite ata do të jenë në Beograd ku do të kenë një takim trepalësh me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, nga ora 17:30.