Lajme
Lajçak njofton për takimin me Kurtin, e përmend edhe Bislimin
Demokracia
22:53 | 24 Gusht 2022

Share:

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij Besnik Bislimi kanë pasur biseda të thella gjatë takimit të sotshëm.

Ai ka publikuar një fotografi së bashku me Kurtin dhe të dërguarin e SHBA-së për dialogun, Gabriel Escobar.

“Me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi patëm biseda të thella lidhur me takimin e nivelit të lartë në javën e kaluar, përfshirë lirinë e lëvizjes si dhe rrugën përpara për Kosovën përmes dialogut”, ka shkruar Lajçak.

Në një njoftim për media, Qeveria ka njoftuar se Kurti në takim me dy përfaqësuesit ndërkombëtarë ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë drejt një marrëveshjeje që në qendër ka njohjen reciproke.

Të ngjashme