Lajme
Lajçak nga Serbia paralajmëron takim të nivelit të lartë në Bruksel
Demokracia
14:59 | 20 Prill 2022

Share:

Ka përfunduar takimi mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe Emisarit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Të dy u takuan në Beograd, në vizitën që Lajçak i ka bërë Vuçiqit në përvjetorin e nëntë të marrëveshjes së parë të arritur mes Kosovës e Serbisë në ndërmjetësimin e BE-së.

Pas takimit Lasjçak ka shkruar se se pati një diskutim të thellë me Vuçiqin mbi procesin e dialogut, si dhe paralajmëroi takimin e ardhshëm të nivelit të lartë.

“Sot në Beograd, pata një diskutim të thellë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në lidhje me çështjet që janë aktualisht në agjendë dhe për të ardhmen e dialogut, përfshirë takimin e ardhshëm të nivelit të lartë”, ka shkruar Lajçak.

Të ngjashme