Lajme
Lajçak në Washington për të marrë përkrahjen e amerikanëve për dialogun Kosovë-Serbi
Demokracia
16:43 | 19 Maj 2022

Share:

Emisar i BE-së, Miroslav Lajcak, ka përfunduar një vizitë tre ditore në Washington DC, për të cilën vizitë tha se ka pasur disa takime produktive për bashkëpunimin BE-SHBA për Ballkanin Perëndimor.

Lajçak në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kanë pasur disa konsultime për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcjell Demokracia.com.

“Sapo përfundova vizitën time tre-ditore në Uashington DC. Patëm një numër konsultimesh intensive dhe produktive për bashkëpunimin tonë BE-SHBA në Ballkanin Perëndimor dhe rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajcak./Demokracia.com

Të ngjashme