Lajme
Lajçak në Beograd: Kemi marrë gatishmërinë e Kurtit dhe Vuçiqit që të takohen në Bruksel
Demokracia
17:39 | 03 Shkurt 2022

Share:

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ai i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsollav Lajçak, janë duke qëndruar në Beograd, pas vizitës që patën në Prishtinë. Nga atje, kanë deklaruar se kanë marrë pajtimin e kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që t’i rikthehen dialogut për arritjen e një marrëveshje finale.

Diplomatët e lartë perëndimorë kanë konfirmuar se po punohet në mënyrë aktive dhe se janë duke u bërë përgatitjet e fundit për rikthim në dialog, përcjell Demokracia.com.

“Presidenti Vuçiqit dhe kryeministri Albin Kurti shprehën gatishmërinë që të vijnë në Bruksel, kur të ftohen. Ndoshta nuk e keni parë, por po punohet në mënyrë aktive. Pyetja është “kur” dhe jo “nëse” do të zhvillohet takimi në Bruksel”, tha Mirsollav Lajçak.

Megjithatë, Lajçak ka shtuar se nuk do ta dëtyrojnë askënd të kthehet në tryezën e bisedimeve dhe se për këtë do të vendosin vetë palët.

Ndërkaq, diplomati amerikan, Gabriel Escobar shtoi se edhe pse nuk janë pjesë e dialogut, presin të “shumëfishohen” në çdo mënyrë, përcjell Demokracia.com.

Ai foli edhe për Ascoiacionin e Komunave me shumicë serbe, për  të cilin tha se qëndrimi amerikan është që të përmbushet.

Dy diplomatët në Serbi kanë takuar krerët më të lartë të vendit atje.

Për tre ditë Escobar dhe Lajçak qëndruan në Kosovë. Këtu përveç kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, ata takuan edhe krerët e partive opozitare.

Çështje kryesore që është diskutuar në këto takime ka qenë Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, të cilën, Kurti tha se nuk frikësohet ta realizojë.

Megjithatë, kohë më parë ai kishte thënë se asnjëherë nuk do ta respektojë një marrëveshje të tillë./Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme