Lajme
Lajçak me njoftim për takimin me Krasniqin: U pajtuam se duhet de-eskalim dhe kthim në dialog pa vonesa
Demokracia
21:41 | 14 Korrik 2023

Share:

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ka takuar sot në Bruksel kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, me të cilin kanë biseduar për situatën në veri të Kosovës.

Lajçak ka njoftuar lidhur me këtë takim duke thënë se me Krasniqin ka pasur një bisedë të vlefshme lidhur me situatën në veri.

Lajçak ka thënë se me Krasniqin janë pajtuar në nevojnë për de-eskalim dhe rikthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja pa vonesa.

“Pati një shkëmbim të dobishëm pikëpamjesh me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin   për gjendjen aktuale në veri të Kosovës. Ne jemi dakord për nevojën për të de-përshkallëzuar dhe për t’u kthyer në Dialog pa vonesë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme