Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e obligueshme por pak progres është arritur në zbatimin e saj
Demokracia
18:55 | 29 Qershor 2024

Share:

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë bërë mjaftueshëm progres në zbatimin e Marrëveshjes e dakorduar vitin e kaluar në Ohër dhe në Bruksel.

Ai, në panelin e diskutimit për procesin e dialogut Kosovë – Serbië në Forumin e Dubrovnikut, ka deklaruar kështu pasi Ana Bërnabiq, kryetarja e Kuvendit të Serbisë në një letër ka thënë se marrëveshja bazike drejt normalizimit nuk është ligjërisht e obligueshme.

“Këtë vit përsëri duke prezentuar Bashkimin Evropian mund të ju jap definimin e normalizimit të marrëdhënieve. Domethënië siç është në dokumentet evropiane që do të thotë të lehtësosh, të ndihmosh Kosovën dhe Serbinë për të nënshkruar një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që do të normalizojë marrëdhëniet e tyre dhe do të zgjidhë çështjen ekzistuese të hapur mes tyre”, ka pohuar Lajçak.

“Sigurisht që u takon palëve Kosovës dhe Serbisë që të përcaktojnë se çfarë do të thotë saktësisht normalizimi, por mendoj se kur flasim për marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, kjo tregon vërtet shumë”.

“Së dyti, marrëveshjen që e arritëm në shkurt dhe mars të vitit të kaluar në Bruksel dhe në Ohër. Është një marrëveshje e cila është ligjërisht e detyrueshme dhe është dashtë të arrihet. Kjo ishte një njoftim për palët, ata ranë dakord për të për gjatë takimit tonë në Ohër. Ishte bërë në linjat me Konventën e Vjenës, që thotë një marrëveshje mund të arrihet nëpërmjet nënshkrimeve. Në këtë rast që ishte zyrtarizuar nëpërmjet një deklarate të Josep Borrell, BE-ja ka thënë disa herë ajo marrëveshje është ligjërisht e obligueshme”.

“Çka është relevante, është nëse ne kemi bërë progres në zbatimin e kësaj marrëveshjeje? Ne kemi bërë shumë pak progres në zbatimin e kësaj marrëvesheje”, ka thënë Lajçak.

Të ngjashme