Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka njoftuar se do të takohet me Kurtin dhe Vuçiqin në Slloveni.
Ai për tanjug ka thënë se këto takime do t’i bëj ndaras në Bled të Sllovenisë me qëllim të përgatitjes së takimit në mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë.
Lajcak për këtë medium ka thënë se çdo bisedë është e nevojshme, sepse ka gjëra të reja që ndodhin çdo ditë, përcjell Demokracia.com
“Ne duhet të pajtohemi në atë se si ta përgatisim takimin e kryenegociatorëve, temat dhe çështjet e takimit. Jeta vazhdon dhe ne duhet t’i ndjekim zhvillimet”, ka thënë Lajcak.
Në Bled të Sllovenisë janë duke qëndruar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.