Lajme
Lajçak i shkon Vuçiqit në Beograd, flasin për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës dhe personat e zhdukur
Demokracia
19:31 | 05 Dhjetor 2022

Share:

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd.

Përmes një shkrimi në Twitter, Lajçak ka bërë të ditur se ka diskutuar për rrugën drejt normalizimit të mardhënieve mes dyja vendeve.

“Në Beograd sot, diskutova rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve si vazhdim i takimeve të fundit të Dialogut me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq”, u shpreh ai.

Tutje theksoi se është folur edhe për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione, personat e zhdukur e energjinë.

“Ne folëm edhe për çështjet aktuale, duke përfshirë kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës, Udhërrëfyesin e Energjisë dhe personat e zhdukur”, shkroi Lajçajk.

Të ngjashme