Lajme
Lajçak i drejtohet Kurtit nga Beogradi: Asnjë udhëheqës nuk e ka luksin t’i zgjedh përparësitë
Demokracia
20:32 | 03 Mars 2021

Share:

I dërguari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha sonte në Beograd se asnjë qeveri ose udhëheqës nuk ka luksin e zgjedhjes së përparësive.

Lajçak iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve për liderin e LVV-së, Albin Kurtin, pasi ky i fundit tha se dialogu nuk është ndër prioritet i tyre, shkruan politika.rs.

Për këtë Lajçak pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd tha se asnjë qeveri dhe udhëheqës nuk ka luksin të zgjedhë përparësitë, përcjell Gazeta Express.

“Ju keni ato që zgjidhni dhe ato që duhet të pranoni. Unë nuk shoh një konflikt përparësish të vendosur nga Kurti në fushatë, por ai e kupton që përparësia e tij e jashtme numër 1 është vazhdimi i dialogut”, tha Lajçak.

Të ngjashme