Lajme
Lajçak flet pas takimeve në Kosovë, nuk tregon shumë detaje
Demokracia
12:41 | 07 Nëntor 2023

Share:

Emisari evropian, Miroslav Lajçak ka reaguar pas takimeve që pati sot në Kosovë, duke përfshirë edhe ato me krerët opozitarë.

Lajçak përmes një shkrimi në Tëitter nuk ka dhënë edhe shumë detaje rreth këtyre takimeve, por tha se u diskutua për dialogun dhe rrugën përpara.

“Pata një ditë produktive në Kosovë sot me shkëmbime të mira në zhvillimet e fundit në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe për rrugën përpara. Mirënjohës për të gjithë bashkëbiseduesit e mi në rolin aktiv të tyre dhe përkrahjen.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, tashmë liderët e partive opozitare janë deklaruar rreth takimit.

Ata kanë njoftuar se është biseduar për Asociacionin dhe se është thënë që do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, megjithatë, teksti nuk u është bërë i ditur.

Të ngjashme