Lajme
Lajçak e Plenkoviq flasin për dialogun Kosovë – Serbi
Demokracia
15:34 | 29 Qershor 2024

Share:

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Ky takim u zhvillua në margjinat e Forumit të Dubrovnikut, ku po merr pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Plenkoviq ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për dialogun Kosovë – Serbi.

“Diskutuam situatën politike në Evropën Juglindore dhe procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Plenkoviq në rrjetin social “X”.

Të ngjashme