Lajme
Lajçak e informon ndihmës zëvendësministren kanadeze për Evropën rreth dialogut Kosovë-Serbi
Demokracia
22:15 | 03 Shkurt 2023

Share:

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar ndihmës zëvendësministren kanadeze për Evropën, Sandra McCardell.

Lajçak në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se McCardell e ka informuar për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe në dialogun Prishtinë – Beograd.

“Më vjen mirë që takova ndihmës zëvendësministren e Kanadasë për Evropën, Sandra McCardell sot në Bruksel. E informova atë për zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun Beograd-Prishtinë”, ka shkruar ai.

Tutje, Lajçak është shprehur mirënjohës për mbështetjen e fuqishme kanadeze për punën e BE-së në rajon.

Të ngjashme