Lajme
Lajçak e Bislimi mbajtën një diskutim të gjatë dhe të detajuar në Bruksel
Demokracia
18:54 | 14 Korrik 2022

Share:

I dërguari i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar nëpër rrjete sociale se sot është takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës për dialog, Besnik Bislimi.

Lajcak në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se me Bislimin ka diskutuar për gjendjen aktuale në dialog dhe hapat e ardhshëm që pritet të merren.

“Patëm një diskutim të gjatë dhe të detajuar me Besnik Bislimi sot në Bruksel për gjendjen aktuale dhe hapat e ardhshëm në Dialog”, ka shkruar ai.

Lajçak gjatë javës së kaluar ka njoftuar se janë gati tri-katër marrëveshje ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe dhe se pret që ato të finalizohen së shpejti.

Gjatë Forumit të 15-të në Dubrovnik, ai vlerësoi të dyja palët për takimet mujore në nivel të negociatorëve dhe tha se ekziston marrëveshja që takimet të zhvillohen në nivelin më të lartë, Kurti-Vuçiq.

Lajcak ka qenë po ashtu i pranishëm në “Symi Symposium” i organizuar në Greqi me të cilin po ashtu ka biseduar me Kurtin për hapat e ardhshëm në dialog.

“Në margjinat e edicionit të 24-të të ‘Symi Symposium’ me Albin Kurtin diskutova për situatën aktuale në rajon dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Ne u fokusuam veçanërisht në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në dialog”, shkroi Lajçak.

Të ngjashme