Lajme
Lajçak del nga takimi me Kurtin, mohon se ka “kornizë të re” të dialogut
Demokracia
16:49 | 15 Shtator 2022

Share:

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për gazetarët pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajçaku fillimisht është takuar me Kurtin, e më pas ndaras edhe me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi.

Pas takimit, Lajçaku tha se me Kurtin ka diskutuar për vazhdimin e dialogut, e po ashtu edhe për përgatitjet e takimit të radhës.

Ai nuk pranoi të japë datë të takimit të ardhshëm, e po ashtu deklaroi se është habitur kur ka dëgjuar për kornizë të re të dialogut, të cilën e ka paralajmëruar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, gjatë raportimit në Kuvendin e Serbisë të martën.

LEXO EDHE:

FOTO| Lajçak niset drejt Kosovës në një vizitë të paparalajmëruar

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka mbërritur të enjten në një vizitë “të papritur” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Këtë e bëri të ditur Përparim Kryeziu, zëdhënësi i Qeverisë, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Pas debatit me opozitën në kuvend, kryeministri Albin Kurti ka lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës.

Për këtë, zëdhënësi i qeverisë ka treguar arsyen se përse Kurti nuk ka mundur të qëndronte në sallë.

Për Lajçakun, kjo nuk mbetet vizita e vetme për një periudhë të shkurtër kohore.

Më 9 shtator, ai bashkë me këshilltarët për punë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, qëndruan në Prishtinë.

Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne shoqëruan Lajçakun, në takimin mbi dy orësh që e mbajtën me kryeministrin Albin Kurti.

Të ngjashme