Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin: Diskutuam në thellësi për dialogun dhe hapat e ardhshëm
Demokracia
23:14 | 01 Mars 2021
Prishtinë, 1 mars 2021. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe i dërguari i posaçëm i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Share:

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është deklaruar pas takimit me kreun e LVV-së, Albin Kurti.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pasditen e së hënës ka mbërritur në Prishtinë, raporton Demokracia.com.

Me të mbërritur në Kosovë, Lajçak është takuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Pavarësisht se pas takimit Lajçak nuk e tha asnjë fjalë, ai para pak çastesh në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter, ka publikuar një fotografi me Kurtin, duke thënë se ka qenë një takim konstruktiv në të cilin është biseduar rreth dialogut dhe hapat e mëtejmë në këtë proces.

“Kam pasur një takim të mirë dhe konstruktiv me Albin Kurtin sonte. Ne diskutuam gjithashtu në thellësi për dialogun dhe synimet për hapat e ardhshëm”, ka shkruar Lajçak, raporton më tutje Demokracia.com.

Në anën tjetër, Kurti pas takimit me Lajçakun, kishte deklaruar para mediave se, ia ka bërë të qartë emisarit të BE-së, se dialogu nuk është në prioritetin e tij ashtu siç kërkojnë ndërkombëtarët, përkatësisht BE-ja.

Lexo edhe: 

Kurti këmbëngul: Dialogu vazhdon të jetë prioriteti ynë i katërt

Ndryshe, Lajçak pritet të qëndrojë në Kosovë nga 1 deri më 3 mars.

Pas Kosovës, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi, nga 3 deri me 4 mars, dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri në 5 mars. /Demokracia.com/

Të ngjashme