Lajme
Lajçak brenda javësh do të ketë takim Kurti-Vuçiq: Deri në mars do ta shohim ku jemi
Demokracia
10:45 | 06 Dhjetor 2022

Share:

Diskutimet për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë do të nisin brenda javësh, tha emisari i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Nuk ka nguti, por Lajçak tha se duhet të shfrytëzohet ky “moment pozitiv” për të nisur diskutimet e nivelit të lartë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ai paralajmëroi brenda javësh një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit.

“S’ka më kriza. Ne mund ta diskutojmë thelbin dhe pikërisht kjo është arsyeja pse unë jam këtu, për ta kthyer diskutimin tonë për çështjen e normalizimit dhe për t’i diskutuar hapat e ardhshëm në këtë proces, i cili bazohet në dokumentin që e paraqita këtu më 9 shtator”, tha Lajçak, raporton Gazeta Express.

Kur u pyet për marsin, e përmendur si afatin deri kur pritet të arrihet marrëveshja e madhe mes Kosovës dhe Serbisë, Lajçak tha se nuk është njeri i afateve.

“..Do të thoja që deri në mars ne do ta shohim ku jemi”, tha ai.

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024