Lajme
Lahi Brahimaj: Nesër nuk do të bëhet qeveria, ka gjasë të marrë shumë kohë
Demokracia
18:31 | 14 Prill 2025

Share:

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj ka folur për qëndrimin e AAK-së në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës e cila do të mbahet nesër.

“Ashtu siç e ka thënë edhe lideri edhe ne, ka mundësi për me ndryshu diçka, por kryeparlamentari votohet pastaj shohim për procedurat e mëtutjeshme. Besoj që nesër nuk do të bëhet qeveria dhe ka gjasë të marrë shumë kohë”, tha Brahimaj.

Lahi Brahimaj ka folur poashtu edhe për gjendjen e tij shëndetësore. Ai bëri të ditur se kishte kryer një ndërhyrje në këmbë.

“Para katër javësh duke punuar në fushë kam lënduar këmbën, kam pas një ndërhyrje në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë. Kënaqësi me punu, punoj me familjarët, djemtë, nuk është marre me punu, marre është me bë punë të këqija”, tha Brahimaj në “DPT te Fidani”,

Të ngjashme