Lajme
Lagjet e Prishtinës të mbuluara me mbeturina, reagon Daut Haradinaj!
Demokracia
18:54 | 06 Korrik 2021

Share:

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj, është duke inspektuar çdo rrugë në kryeqytet.

Ai përmes një video të postuar në llogarinë e tij në Facebook, në lagjen Bregu i Dellit, tek rruga ‘Vëllëzrit Gërvalla’, ka thënë se edhe kjo katrahurë është në Prishtinë.

Në këtë video shihet një pamje jo e mirë, ku e gjithë pjesa e rrugës është e mbuluar me mbeturina.

“Fatkeqësisht edhe kjo katrahurë është në Prishtinë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë se, Haradinaj është njëri ndër kandidatët i cili duket se e ka marr me shumë seriozitet kandidimin për të parin e kryeqytetit.

https://www.facebook.com/DautHaradinaj/videos/833215134237786

Të ngjashme