ShowBiz
Lady Gaga kritikon racizmin me rastin marrjes së çmimit Higher Ground Award
Demokracia
13:56 | 18 Janar 2021

Share:

Lady Gaga foli për ‘’supremacistët ebardhë’ ndërsa u nderua për artin dhe aktivizmin e saj në 2021 Beloved Community Awards, organizuar nga King Center, një organizatë që synon të mbështesë trashëgiminë e Martin Luther King Jr, raportojnë mediat e huaja.

Duke marrë çmimin Yolanda Denise King Higher Ground, këngëtarja e Chromatica u njoh posaçërisht për bashkë-themelimin e fondacionit Born This Way, i cili bën fushata për shëndetin mendor dhe siguron burime për të ndihmuar grupet e margjinalizuara.

Iniciativa jo-fitimprurëse ka luajtur një rol në sigurimin e lehtësimit të pandemisë. Vetëm Lady Gaga arriti të grumbulloj 35 milion dollarë për ndihma të COVID-19

Gaga ka folur në lidhje me racizmin dhe ‘supremacistët e bardhë’ gjatë të protestave Black Lives Matter vitin e kaluar.

“Këtë çmim ia kushtoj njerëzve të të gjitha racave, njerëz triumfues, rezistenca e të cilëve është forca jetësore e çdo komuniteti të dashur në këtë vend,” thotë ajo në fjalimin e saj të pranimit.

“Njerëzit e prejardhjeve dhe kulturave të ndryshme vazhdojnë të lulëzojnë në mes të shtypjes sistematike, duke krijuar jetë dhe përvoja të plota dhe të bukura, pavarësisht nga ‘supremacistët e bardhë’ dhe tendencave të tyre për të ndaluar”.

 

Të ngjashme