ShowBiz
Lady Gaga do të këndojë Himnin Kombëtar në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden
Demokracia
14:26 | 14 Janar 2021

Share:

Lady Gaga do të këndojë Himnin Kombëtar në inaugurimin e presidentit Joe Biden, raportojnë mediat e huaja.

Këngëtarja, e cila ishte një kritike e hapur i Presidentit në largim të SHBA Donald Trump, do të interpretojë The Star Spangled Banner për ceremoninë e betimit para Kapitolit të SHBA, konfirmojnë mediat e huaja.

Ajo dhe Jennifer Lopez janë emrat e fundit të mëdhenj që u regjistruan për të mbështetur Presidentin e ardhshëm të SHBA.

Ceremonitë e 20 janarit do të përmbyllen me një performancë të realizuar drejtpërdrejtë me yje të shumta, të organizuar nga Tom Hanks.

Në mesin e Interpretuesve do të jetë Justin Timberlake, Demi Lovato dhe Jon Bon Jovi, ndërsa emra të tjerë priten të shpallen në ditët në vijim.

Të ngjashme