Lajme
Labinot Tahiri pyet me ironi se a do të gjykohen një ditë edhe lidershipi i Ukrainës siç po gjykohen krerët e UÇK-së
Demokracia
21:27 | 03 Mars 2022

Share:

Ish-deputeti Labinot Tahiri ka postuar në Facebook në lidhje me luftën në Ukrainë dhe ka bërë një analogji me luftën për liri që është zhvilluar në Kosovë. Tahiri ka komentuar akuzat që janë ngritur ndaj krerëve të UÇK-së duke thënë me ironi se një ditë edhe vullnetarët në Ukrainë mund të përballen me këtë problem.

“A do të shkojnë edhe vëllëzërit e Ukrainës nesër në ndonjë Gjykatë ndërkombëtare, sikurse kjo e Hagës, pasiqë po e mbrojnë vendin e tyre nga Rusia? E gjithë bota e din mirë që Rusia është pushtuese në Ukrainë, njëlloj sikurse dikur Serbia në Kosovë!”, ka shkruar Labinot Tahiri.

Ai ka pyetur se ku do të shkojnë boksierët e njohur ndërkombëtar që dolën vullnetarë për të luftar për vendin e tyre i cili u sulmua nga agresorët rusë. Tahiri po ashtu ka shtuar se pse në shtete tjera demokratike në botë boksierët, aktorët e të tjerët mund të bëhen kryetarë të komunave ndërsa në Kosovë jo.

“Kur të mbarojë lufta atje, ku do shkojnë këta boksera? A do të quhen heronjë apo do t’i urrejë Ukraina si ne (disa njerëz në aspektin politik), që i “urrejmë” çlirimtarët tanë? Përse një bokser, aktor, e çfarëdo qoftë në Ukrainë, qenka e mundur të bëhet Kryetar komune, Kryetar shteti, e edhe Hero,kurse te ne nuk mundet?”, tha ai.

Këngëtari i njohur ka bërë një pyetje të përgjithshme se nga kush po akuzohen ish-liderët e UÇK-së në Hagë, pasi që ata janë heronj dhe nuk kanë shkuar në Beograd të sulmojnë por kanë mbrojtur atdheun e tyre. Pastaj ai ka ngritur një parashikim duke thënë se në të ardhmen vendi do të përçahet për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin sikur është përçarë për Ibrahim Rugovën, Ramush Haradinajn, Adem Demaqin dhe Hashim Thaçin.

 

Të ngjashme