Sport
La Liga vjen sot me disa ndeshje interesante
Demokracia
12:39 | 07 Janar 2023

Share:

Kampionati spanjoll, La Liga vjen sot me disa ndeshje mjaft joshëse, shkruan Demokracia.com.

Padyshim vëmendja do të jetë te ballafaqimi Villarreal – Real Madrid që nis nga ora 16:15. “Mbretëritë” që kryesojnë renditjen tabelare synojnë fitore për t’u shkëputur edhe më shumë nga ndjekësi I saj Barcelona që është në pozitën e dytë dhe ka dy pikë më pak.

Sot luhen edhe dy takime tjera. Mallorca e Vedat Muriqit ndeshet me Valladollidin dhe pikët për të dyja skuadrat që janë në luftë për mbijetesë, janë tejet të nevojshme. Ndeshja e fundit është ajo ndërmjet Espanyol e Gironas.

Më poshtë gjeni orarin e plotë të ndeshjeve të sotme. /Demokracia.com

 

Të ngjashme