La Liga mbylli javën e pestë mbrëmë me ndeshjen Barcelona – Granada në “Camp Nou”, por qysh sot nis java e gjashtë që hapet me derbin madrilen Getafe – Atletico, shkruan Demokracia.com.
Kampionët në fuqi udhëhiqnin klasifikimin e përgjithshëm bashkë me Realin e Madridit dhe Valencian, por bardhekuqtë nuk shkuan dot përtej barazimit në shtëpi me Athletic Bilbao-n, ndërsa skuadra merengues fitoi duelin e ndezur në “Mestalla”, duke përmbysur pikërisht në çastet e fundit Valencian, në kryendeshjen e javës së pestë.
Derbi Getafe – Atletico Madrid do të mbahet në orën 19:30 në “Coliseum Alfonso Perez” dhe do të drejtohet nga kryesori Guillermo Cuadra Fernandez.
Dy takimet tjera që luhen sot janë Athletic Bilbao – Vallecano dhe Levante – Celta Vigo. Ndeshjet tjera luhet të mërkurën dhe të enjten. /Demokracia.com