Sport
La Liga e vë Muriqin në kopertinën e faqes zyrtare para mbi 75 milionë ndjekësve
Demokracia
11:13 | 11 Prill 2022

Share:

Paraqitje e Vedat Muriqit në fundjavën që lamë pas kundër kampionëve në fuqi të Spanjës, Atletico Madridit ka impresionuar edhe faqen zyrtare të La Ligas.

Këta të fundit kanë publikuar fotografinë e reprezentuesit kosovar në kopertinën e faqes zyrtare në Facebook, raporton Demokracia.com.

La Liga e ka prezantuar Vedat Muriqin në fotografinë e kopertinës para mbi 75 milionë personave që e ndjekin këtë faqe në rrjetin social.

Sulmuesi nga Prizreni i siguroi fitoren skuadrës së tij, Mallorcës në ndeshjen kundër Atletico Madridit duke realizuar golin e vetëm në fitoren 1:0.

Muriqi realizoi nga penalltia në takimin e vlefshëm për xhiron e 31-të kampionale.

Kujtojmë se Vedat Muriqi është i huazuar te Mallorca nga Lazio deri në fund të edicionit me mundësi të blerjes së kartonit./Demokracia.com/

Të ngjashme