Sport
La Liga: Atletico me synime të qarta, telashe për Realin e Zinedine Zidane
Demokracia
10:59 | 20 Shkurt 2021

Share:

Atletico Madrid po vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit në La Liga, shkruan Demokracia.com.

Gjashtë pikë është dallimi nga vendi i dytë që e mbanë Real Madridi, por skuadra e Simeones ka një ndeshje më pak.

Atletico sot nga ora 16:15  në “Wanda Metropolitana” e pret Levanten e Enis Bardhit.

Në mbrëmje nga ora 21:00, Reali do të luajë në transfertën ndaj Valladolidit, me synimin për të marrë fitoren e katërt radhazi në kampionat dhe për të qëndruar në garën për titullin kampion.

Në letër madrilenët janë dukshëm favoritë, por të Zidane duhet të mbajë në konsideratë mungesat e shumta por edhe faktin që mesjavën e ardhshme e pret një përballje e vështirë në Champions League ndaj Atalantës.

Më poshtë gjeni çiftet komplete të ditës së sotme. /Demokracia.com

 

Të ngjashme