Sport
La dorezat e boksit për të shpëtuar kombin e tij, kampioni i Evropës vritet në luftën e Ukrainës
Demokracia
11:03 | 28 Mars 2023

Share:

Boksieri i ri, Maksym Galinichev është vrarë në luftën në Ukrainë.

22-vjeçari fitoi medaljen e artë për Ukrainën në Kampionatin Evropian të të rinjve në vitin 2017 dhe në vitin 2018, në të njëjtin vit ai pori pjesë në Lojërat Olimpike Verore për të rinj.

Këshilltari i qeverisë urkainëse Anton Gerashchenko konfirmoi vdekjen e tij në rrjetet sociale. “Maksym, 22-vjeçari, kampion evrope për të rinj në boks, vdiq duke mbrojtur Ukrainën në rajonin e Luhanskut. Maksym u regjistrua si vullnetar dhe u kthye në vijën e parë dy herë pasi u plagos dhe u shërua.

Për të do të bëhen homazhe, ai la karrierën dhe ëndrrën e tij për të shpëtuar kombin e tij”, është shprehur këshilltari i qeverisë.

Të ngjashme