Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka marrë një mesazh ofendues në rrjetin social Facebook.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, pas debateve dhe replikave që ka pasur në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka marrë një mesazh tejet ofendues në rrjetin social Facebook.
Musliu ka publikuar fotografinë dhe mesazhin e personit, bëhet fjalë për Jaha Podvorica.
Musliu ka kërkuar nga të afërmet e këtij personi që të distancohen nga ai, pasi siç ka thënë Musliu, nuk është shqetësim për të gjuha që ka përdorur Jaha Podvorica, por është shqetësuese jetesa e familjareve të tij në një ambient të njëjtë me të.
Reagimi i plotë i Musliut, pa ndërhyrje:
Pas parashtrimit te pyetjeve parlamentare ne
Kuvend ku pata replika me dy Ministra, në mesazhe private ne Facebook mu versul një monster.
Ftoj Bashkeshorten(nese e ka) Vajzat, rejat e ti dhe mbesat e ti qe të distancohen nga kjo monster Sepse për mua nuk është shqetesim kur një i tille shkruan në adresen time, unë shqetesohem për ato gra e vajza qe jetojne me te dhe paramendoni si i trajton një i tillë ato???