ShowBiz
Kylie Jenner shfaqet me një ndryshim në pamje, pozon me flokë të kuqe
Demokracia
11:45 | 22 Prill 2023

Share:

Kylie Jenner dukej mahnitëse në fotot e reja të publikuara në Instagram të premten pasdite.

Ylli i Kardashians, 25 vjeçe, dukej e ‘zjarrtë’ një ndryshim në dukej teksa mbante një parukë të kuqe me balluke.

Themeluesja e “Kylie Cosmetics” kishte veshur një bluzë të shkurtër me doreza kombinuar me pantallona rozë dhe të tejdukshme teksa pozonte për fotot joshëse.

Ylli – e cila përflitet se është në lidhje me Timothee Chalamet për muaj të tërë mbante edhe një palë syze dielli të zeza për të kompletuar dukjen.

Jenner dukej në formë të mrekullueshme duke kompletuar pamjen me një makijazh të theksuar ndërsa për t’u dukur edhe më elegante mbathi në palë këpucë me taka.

Theksojmë që së fundmi, bukuroshja brune po i mban të përditësuar të gjithë fansat dhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale mes thashethemeve për romancën me aktorin e “Dune”.

Të premten e kaluar, dyshja u takuan për një takim sekret në një restorant në Culver City.

Foto: Kylie Jenner/Instagram

Vetëm disa ditë më parë, Jenner u pa duke parkuar në rrugën e rezidencës së tij në Beverly Hills.

Burimet kishin raportuar se çifti i përfolur janë takuar fshehurazi prej muajsh pas ndarjes së saj me ish të dashurin Travis Scott – me të cilin ajo ka dy fëmijë. /Telegrafi

Foto: Kylie Jenner/Instagram

Të ngjashme