ShowBiz
Kylie Jenner reagon pas kritikave që mori nga ndjekësit
Demokracia
12:06 | 23 Mars 2021

Share:

Kylie Jenner u kritikua nga shumë persona pasi ndau në Instastory një donacion për të ndihmuar grimerin Samuel Rauda .

Ndjekësit e saj kritikuan miliarderen që kërkoi ndihmë financiare nga ata, duke thënë se ajo mund të paguante vetë shërimin e grimerit të saj, shkruan Demokracia.com.

Lexoni më shumë  https://demokracia.com/kylie-jenner-kritikohet-nga-ndjekesit-e-saj-pasi-ajo-kerkoi-ndihmen-e-tyre/

Pas kaq shumë kritikave Jenner ka reagur, ku përmes një postimi në Instastory sqaroi gjithçka.

“E ndjej se është e rëndësishme për mua që të sqaroj këtë rrëfim të remë se unë kam kërkuar para nga fansat dhe nuk po paguaj faturat shëndetësore për grimerin tim”, shkroi Kylie.

Ajo më pas tregoi se Sam nuk ishte grimeri i saj personal dhe nuk ka asnjë lidhje personale me të, por disa vite më parë kishin punuar bashkë.

Ajo tha se për aksidentin e Sam dhe fondacionin GoFundMe të familjes së kishte mësuar nga grimeri i saj personal Ariel.

Kylie Jenner

“Unë thirra menjëherë Arielin për të mësuar ç’kishte ndodhur me Samin dhe pasi mësova detajet vizitiova fondacionin ku pashë se qëllimi ishte të mbledheshin 10 mijë dollarë. 6 mijë dollarë ishin mbledhur dhe unë dhurova 5 mijë dollarë për të arritur shifrën, dhe mendova se duhet ta shpërndajë në Instastoryn tim për të gjithë ata që dëshironin të ndihmonin”.

Ajo përfundoi shkrimin e saj duke inkurajuar të tjerët të jenë pozitiv dhe të luteshin për Sam, familjen e tij, dhe të gjithë ata që po kalojnë kohë të vështira. /Demokracia.com/

Të ngjashme