Kërkesa e Kylie Jenner për të ndihmuar grimerin e saj nuk u prit aspak mirë.
Ajo ndau një Instastory ku kërkonte nga 222 milionë ndjekësit e saj të luteshin dhe të kontribuonin në donacionin GoFundMe, që u themelua për të ndihmuar grimerin Samuel Rauda, të paguante faturat mjekësore pas një aksidenti që ai kishte pësuar, shkruan Demokracia.com.
Ajo Instastory qarkulloi shumë në rrjetet sociale, dhe shumë persona e kritikuan atë pasi pasuria e saj është miliona dollarëshe dhe mund të paguante vetë faturat.
Një person shkroi në Twitter “Pse Kylie Jenner po kërkon para nga ne për grimerin e saj, kur ajo është miliardere”.
“Nëse un do të isha aq i pasur sa Kylie Jenner, unë nuk do të kërkoja nga njerëzit në internet të dhuronin para për operacionin e trurit të shokut tim të ngushtë, por të gjithë jemi ndryshe, mendoj”, shkroi një tjetër.
Sipas një liste në faqen e GoFundMe, Kylie Jenner kishte dhuruar pesë mijë dollarë , ndërsa shifra për tu mbledhur është 120 mijë dollarë. /Demokracia.com/