ShowBiz
Kylie Jenner kanalizon stilin e Pamela Anderson në fushatën e re për markën Khy
Demokracia
19:41 | 24 Maj 2025

Share:

Kylie Jenner është shfaqur me një pamje të re si bionde, frymëzuar qartë nga ikona e viteve të viteve të 90-ta, Pamela Anderson, në promovimin më të fundit të markës së saj të veshjeve Khy.

Në fushatën vizuale, Jenner, 27 vjeçe, pozon me një fustan të kuq, duke sjellë ndërmend stilin e njohur të Anderson në serialin “Baywatch”.

Ajo mban një paruke bionde me stilin tipik të viteve të 90-ta dhe grimin e ka të thjeshtë, për t’i qëndruar besnike imazhit natyral të Anderson së fundmi, shkruan DailyMail.

Në videon artistike të publikuar nga Khy në Instagram, Kylie shfaqet në një dhomë hoteli, me një atmosferë melankolike, duke derdhur një gotë verë në dysheme.

Më pas, ajo ngre një mbajtëse çelësash me logon “Khy”, ndërsa përshkrimi thotë: “Diçka po vjen…”, duke lënë të kuptohet për koleksionin e ri.

Khy, e lançuar në nëntor 2023, pati një debutim të suksesshëm me shitje mbi 1 milion dollarë vetëm në orën e parë.

Marka ofron veshje që variojnë nga fustane elegante dhe xhinse, deri te bluza sportive dhe atlete. Megjithatë, kritikat për çmimet dhe për qasjen ndaj trupit të zakonshëm nuk kanë munguar.

Të ngjashme