Sport
Kylian Mbappe ndez finalen përpara kohe, deklarata e hidhur për Argjentinën: Nuk e kanë nivelin e Evropës
Demokracia
21:25 | 15 Dhjetor 2022

Share:

Kylian Mbappe ka ndezur finalen përpara kohe. Sulmuesi spanjoll është shprehur në media se sheh Francën favorite, pasi niveli i Evropës është më lart se ai i Amerikës së Jugut.

23-vjeçari thotë se Argjentina dhe Brazili nuk kanë nivel gare në kualifikueset për në Botëror, prandaj fituesit e Kupës së Botës kanë qenë evropianë në kompeticionet e fundit.

“Avantazhi që kemi ne evropianët është se luajmë gjithmonë kundër njëri-tjetrit dhe kemi ndeshje të nivelit të lartë. Argjentina dhe Brazili nuk e kanë atë nivel gare në Amerikën e Jugut. Futbolli atje nuk është aq i zhvilluar sa në Evvropë dhe kjo është arsyeja përse fituesit e fundit të Kupës së Botës kanë qenë evropianë“, ka deklaruar Kilian Mbappe. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025