Sport
Kylian Mbappe bëhet golashënuesi më i madh në histori të PSG
Demokracia
09:20 | 05 Mars 2023

Share:

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Paris Saint-Germain me golin e fundit të shënuar ndaj Nantes mbrëmjen e së shtunës.

Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat 4-2 në shtëpi ndaj Nantes në takimin e javës së 26-të në Ligue 1.

Golat për ekipin e Christophe Galtier u shënuan nga Lionel Messi (12’), Jaouen Hadjam (17’), Danilo Pereira (60’) dhe Mbappe (90+).

Megjithatë, goli me rëndësinë më të madhe padyshim se ishte i fundit i shënuar nga Mbappe, i cili theu një rekord të madh pas 247 ndeshjeve të zhvilluara.

Ky ishte goli i 201 i Mbappes me fanellën e Paris Saint-Germain, duke u bërë golashënuesi më i madh në histori të klubit nga Parc des Princes.

Me golin nga Nantes, 24-vjeçari francez rrëzoi nga froni Edinson Cavanin, i cili tani renditet i dyti me 200 gola me fanellën e PSG-së.

Në vendin e tretë renditet Zlatan Ibrahimovic me 156 gola, Neymar Junior i katërti me 118 gola, ndërsa Pedro Miguel Pauleta kompleton pesëshen me 109 gola.

Të ngjashme