Lajme
Ky vit pati 102 për qind më shumë fluturime se vitin e kaluar
Demokracia
15:00 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Vetëm gjatë muajit nëntori, 154 mijë e 919 udhëtarë kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës ka njoftuar se dallim me vitin e kaluar, pati një rritje prej 65 për qind të fluturimeve gjatë këtij muaji, përcjell Demokracia.com

Ndërsa prej janarit deri në nëntori përmes ANP ‘Adem Jashari’ kanë fluturuar gjithsej 1 milionë e 973 mijë e 794 udhëtarë.

Njoftimi i plotë i AACK-së:

Edhe gjatë muajit nëntor ka vazhduar rritja e trafikut ajror në ANP “Adem Jashari”

Një numër prej 154,919 udhëtarë kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” gjatë muajit nëntor. Në krahasim me muajin nëntor 2020 kjo shifër tregon një rritje prej 65% ndërsa në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2019 është 1% më e ulët.

Në periudhën janar – nëntor të këtij viti përmes ANP “Adem Jashari” kanë fluturuar gjithsej 1,973,794 udhëtarë që përfaqëson një rritje prej 102% në krahasim me vitin 2020 dhe rënie prej 9.8% në krahasim me vitin 2019 me të njëjtën periudhë të vitit./Demokracia.com/

Të ngjashme