Lifestyle
Ky truk i bën thonjtë të duken më të gjatë
Demokracia
18:10 | 03 Shkurt 2023

Share:

Shumica e grave e lidhin manikyrin mbresëlënës me thonjtë e gjatë. Dhe jo pa arsye, pasi ato i bëjnë duart të duken më të holla dhe më femërore. Por të paktë janë ata që arrijnë t’i mbajnë në gjatësinë e gjatë të dëshiruar, ndërsa të tjerë përdorin thonjtë artificialë duke rrezikuar shëndetin e thonjve.

Kështu për ata që janë në kërkim të një metode më të drejtpërdrejtë, ekonomike dhe natyrale, artistja e famshme e thonjve Jin Soon Choi ka zgjidhjen. Gjithçka që duhet të bëni është të lini një pjesë të vogël anash thonjve pa lyer. Pra, mjafton t’i lyeni më shumë në pjesën qendrore. Kaq e thjeshtë!

Nëse thonjtë tuaj janë të shkurtër ose thyhen por dëshironi që ata të duken më të gjatë, ky ndryshim i vogël në mënyrën e lyerjes së tyre do t’ju japë pamjen e dëshiruar pa shumë përpjekje. /abcnews.al

Të ngjashme