Auto&Tech
Ky TikTok viral ju tregon si të ndryshoni ngjyrat e ikonave dhe emoji-ve në iPhone-n tuaj!
Demokracia
19:39 | 21 Korrik 2021

Share:

Ndonjëherë, TikTok duket si ai shoku i gjimnazi, i cili kishte një zgjidhje për çdo gjë dhe ishte ekspert i kompjuterave. Nëse doni të zbuloni gjëra që nuk i dinit për teknologjinë dhe smartphone-t, aplikacioni është i mbushur me plot informacione të tilla.

A e dinit se mund të ndryshoni ngjyrën e emoji-ve, për shembull? Ky informacion ndoshta s’do ju duhet për asgjë në jetë veç qejfit tuaj, por pse jo?

Ja si ta bëni:

– Shkoni te “Settings”.

– Pastaj te “Accessibility”.

– Klikoni “Display and Text Size”.

– Shkoni te “Color Filters”.

– Bëjeni jeshile për të aktivizuar “filtrat e ngjyrave”.

– Ju mund të zgjidhni midis “Grayscale,” “Red/Green Filter,” “Green/Red Filter,” “Blue/Yellow Filter,” ose “Color Tint.”

– Më pas, mund ta përshtasni intensitetin e ngjyrave si të doni.

Kujdes: Mos zgjidhni ngjyra shumë të ndezura ose me shumë kontrast për shumë gjatë, sepse mund të dëmtoni sytë.

Të ngjashme